Loading…

BE’ja importoi 3 milion ton kafe gjatë 2017: Mësoni cili shtet konsumon më shumë kafe

  • 31/03/2019 | 13:07

BE’ja importoi 3 milion ton kafe gjatë 2017: Mësoni cili shtet konsumon më shumë kafe

Sipas të dhënave të Eurostatit, BE-ja importoi rreth tre milionë ton kafe gjatë vitit 2017, duke u rritur 5 për qind mbi sasinë e importuar prej 10 vjetësh, transmeton Gazeta Metro.


Me rastin e Ditës botërore të kafesë, njoftoi Eurostat se sasia më e madhe e kafesë të importuara nga vendet jashtë BE-së, nga Brazili 840.000 ton ose 29% të shumës totale dhe në Vietnam 627.000 ton ose 23%).

Një sasi e madhe e kafesë së importuar nga Honduras me 211,000 ton ose 7%, Kolumbi me 188,000 ton ose 6%, Uganda me 149.000 ton ose 5%, India me 148.000 ton ose 5%, Indonezia me 141.000 apo 5% dhe Peru me 119,000 ose 4%.

Pjesa më e madhe e kafesë është importuar në Gjermani, 1.1 milion ton, duke përfaqësuar 37% të totalit të kafesë së importuar në BE dhe Italia me 552,000 ton ose 19% të importeve totale në BE.

Pas tyre vjen Belgjika me 268,000 ton, deri 9% në krahasim me BE-në, Spanja me 239,000 ton ose 8%, Franca me 217,000 ton ose 7% dhe Britania e Madhe me 161,000 ton ose 6%./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë