Loading…

Bëhuni gati, temperaturat ditëve në vazhdim zbresin në minus |TABELA

  • 26/03/2019 | 19:06

Bëhuni gati, temperaturat ditëve në vazhdim zbresin në minus |TABELA

Gjatë kësaj jave në vendin tonë pritet të mbajë mot më i ftohtë, derisa priten edhe reshje shiu, transmeton Gazeta Metro.


Siç njofton Prishtina Weather, temperaturat minimale do zbresin deri në -2C, e ato maksimale në 8C deri 10C.

Parashikimi më i detajuar:

26.03 – Më ftohtë dhe me erë. Kryesisht vranët, pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu, e në vise malore borë.

27.03 – Ftohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell.

28.03-29.03 – Ftohtë, të enjten kryesisht me diell, e ditën e premte kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Orëve të mëngjesit vende-vende me ngrica.

Të hënën do të fryj erë mesatare nga jugperëndimi 3-8m/s, e nga dita e martë mesatarisht e fuqishme nga krahu verior 5-12m/s.Shtypja atmosferike do të pësojë rënie nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje dukshëm mbi këto vlera./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë