Loading…

Bëhuni gati, sot ju pret një mot krejt ndryshe

  • 28/02/2019 | 23:23

Bëhuni gati, sot ju pret një mot krejt ndryshe

Gjatë ditës së nesërme në vendin tonë do të mbajë mot i mirë, transmeton Gazeta Metro.


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 14 gradë Celsius.

“Në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i qetë, pasdite pritet të ketë vranësira, më të theksuar në orët e vona. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënojë rënie, nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, shkruan IHMK./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë