Loading…

Bëhuni gati për të enjten: Pritet të ketë reshje bore, shtresa do të arrijë pak centimetra

  • 06/12/2023 | 15:45

Bëhuni gati për të enjten: Pritet të ketë reshje bore, shtresa do të arrijë pak centimetra

Gjatë ditës së enjte parashikohet se do të bie borë në Kosovë, në viset malore por edhe në ultësira, shkruan Gazeta Metro.


Meteorologët në Kosovës, konkretisht nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), kanë njoftuar se të enjten në viset e larta parashihet të bie borë me intensitet të dobët, derisa në viset e ulëta parashihet shi i përzier me borë.

Që do të ketë borë ka parashikuar edhe ‘Mendimi për Motin’. Sipas parashikimit të meteorologut Mendim Rugova, reshjet e shiut të ditës së mërkurë do të shndërrohen në borë gjatë ditës së enjte me rënie të temperaturave në 2C, e 0C deri në mbrëmje.

Sipas Rugovës këto reshje bore, herë herë mund të jenë më intensive, që edhe mund të formojnë shtresë dëbore.

Se do të ketë borë ka parashikuar edhe ueb-faqja për parashikimin e motit ‘Accuweather’. Sipas parashikimit të kësaj ueb-faqe, bora do të arrijë shtresë deri 3 centimetër.

Të premten nuk do të ketë borë, veçse do të jetë ftohtë me temperatura -2 gradë Celsius. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë