Loading…

Bëhuni gati për ditët e ftohta: Ja kur do bie temperatura në -1 gradë

  • 19/11/2021 | 16:08

Bëhuni gati për ditët e ftohta: Ja kur do bie temperatura në -1 gradë

Prishtina Weather ka njoftuar se të dielën në mëngjes do të ketë mot të ftohët, me ngrica dhe me mjegull.


Në njoftimin e tyre thuhet se temperatura minimale do të zbres në -1 gradë Celsius, teksa ato minimale gjatë fundjavës do të arrijnë deri në 14 gradë celsius.

Njoftimi i plotë:

Fundjava me kthjellime.  Të dielen në mëngjes ngrica e mjegull.  Javën e ardhshme priten reshje shiu.

19.11.2021 – Moti i qëndrueshëm mbetet edhe ditëve të fundjavës, ku të dielen do të ketë më shumë diell, por orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me kushte për mjegull dhe ngrica.

Nga dita e hënë do të ketë shtim të vransirave, si dhe priten edhe reshje shiu kohëpaskohe, që vazhdojnë edhe ditën e martë.  Në vise të larta malore ka gjasa të ketë reshje dëbore.  Të reshurat deri të martën mbrëma pushojnë.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, vetëm në pjesë ku mund të ketë qarkullim më të mirë ajror, ditën e shtunë indeksi do të jetë edhe në vlera të pranueshme.

20.11 – Paradite me vransira, e gjatë ditës vransirat shpërndahen, e në mbrëmje kthjellime.

21.11 – Kryesisht me diell.  Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull, vende-vende edhe ngrica.

22.11 – Kryesisht me vransira.  Pasdite e në mbrëmje kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

23.11 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me riga lokale shiu.

24.11 – Kryesisht me vransira, e ditën edhe me intervale të shkurta me diell.

Temperaturat minimale të dielen zbresin edhe në -1C, e më pas shënojnë rritje deri në 5C e 7C.  Temperaturat maksimale në fundjavë në rritje deri në 13C e 14C, e më pas në rënie deri në 8C ditën e mërkurë.

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s, nga dita e diel nga krahu jugor 2-5m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë