Gjatë kësaj jave në vendin tonë pritet të ketë ulje të temperaturave, si dhe reshje shiu e bore.
Sipas Prishtina Weather temperaturat minimale pritet të jenë nga -5 gradë Celsius deri në 0, ndërsa ato maksimale nga 6 gradë Celsius deri në 2, përcjell gazetametro.net.
9.12 – Ditëve të para të javës mbi rajon do të depërtojnë fusha të presionit të ulët, që do të sjellin kushte për reshje shiu dhe bore, ndërsa nga dita e martë, masa të ftohta ajrore nga Arktiku do të fillojnë shtrihen mbi vendin tonë, duke favorizuar mot më të ftohtë.
10.12 – Herët në mëngjes reshje të dobëta shiu dhe bore. Ditën mot kryesisht i vranët, kohëpaskohe me riga lokale shiu, e në vise malore mbi 1200m reshje bore.
11.12 – Mot i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe me reshje lokale bore.
12.12 – Mot pjesërisht i vranët, por me intervale më të gjata me diell.
13.12-14.12 – Të enjten mot i ftohtë, kryesisht i vranët, e kohëpaskohe mundësi për reshje të dobëta bore. Edhe ditën e premte mot kryesisht i vranët, gjatë ditës mundësi për reshje të dobëta bore, që më vonë do të përzien edhe me shi, e vende-vende edhe shi i akullt.
Pritet të fryejë erë e lehtë dhe mesatare, nga veriu në veripërendim rreth 2-8m/s./gazetametro.net