Loading…

Bëhuni gati: Këto temperatura iu presin nesër

  • 25/07/2019 | 23:12

Bëhuni gati: Këto temperatura iu presin nesër

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë me temperatura maksimale të cilat do të arrijnë rreth 34 gradë celsius në nivel vendi.


Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat maksimale do të arrijnë rreth 36-37 gradë celsius në nivel vendi.

Edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite vonë në veriun e Malit të Zi mund të ketë zhvillime konvektive të vranësirave të cilat mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të shtunën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë paradite dhe gjatë ditës. Pasdite në shumë rajone priten zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të freskojnë shumë rajone, megjithatë rajone tjera do të mbesin pa reshje dhe do të jetë shumë zagushim.

Në Shqipëri të shtunën do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite në disa rajone kodrinore-malore mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu.

Të dielën në tërë rajonin tonë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira, shumë i nxehtë dhe me zagushim. Pasdite vonë pritet shtim i vranësirave konvektive dhe rrebeshe të izoluara shiu. Në orët e vonshme të mbrëmjes dhe gjatë natës në Mal të Zi dhe veriun e Shqipërisë priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe priten edhe në rajone tjera por do të jenë më të lokalizuara.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë