Loading…

Behrami për çmimet e naftës: Në botë bien, në Kosovën e okupuar vetëm shtrenjtohen

  • 03/08/2026 | 20:57

Behrami për çmimet e naftës: Në botë bien, në Kosovën e okupuar vetëm shtrenjtohen

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, reagoi ndaj rritjes së çmimeve të derivateve në Kosovë, duke vënë në pah dallimin mes tregut vendor dhe zhvillimeve në bursat ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar një grafik, për të cilin thotë se tregon uljen e çmimit të naftës në tregjet botërore, ndërsa në Kosovë, sipas tij, çmimet vazhdojnë të rriten.

“Derisa në bursat ndërkombëtare çmimi i naftës është në rënie, në Kosovën e okupuar çmimet e derivateve vazhdojnë të rriten!”, shkroi ai.

Behrami ka shprehur pakënaqësi për këtë situatë, duke ngritur pikëpyetje për rritjen e vazhdueshme të çmimeve të karburanteve në vend, pavarësisht lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë