Ish-këshilltari i Hashim Thaçit Adil Behramaja, ka komentuar takimin e Kurtit në Bruksel, shkruan Gazeta Metro.
Behramaj ka thënë se në këtë takim Kurti dhe Vucic ka bërë drama.
“Propozimi i Kurtit për marrëveshje të paqes, ku Kosova e Serbia do të zotoheshin se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën ishte margaritar i paparë”, ka shkruar Behramaj në Facebook.
Ky është reagimi i plotë:
Dialogu zakonisht zhvillohet duke u bazuar në interesa praktike ose në pozicione politike. Por, ky i Kurtit me Vuçiqin po duket që do të bazohet vetëm në talentin e të dyve për të prodhuar drama. Propozimi i Kurtit për marrëveshje të paqes, ku Kosova e Serbia do të zotoheshin se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën ishte margaritar i paparë. Vuçiqi u duk tepër i relaksuar më pas, sepse Qeveria Kurti nuk ia kishte ndalur asnjëherë sulmet Serbisë, veçanërisht përmes kryediplomates Schwarz. Megjithatë, i lumturuar jashtë dukej edhe Kurti, specifikisht kah fliste serbisht! /gazetametro.net