Loading…

Behgjet Pacolli i reagon Dimal Bashës pasi kishte hallin se si e paguan energjinë

  • 24/01/2022 | 15:49

Behgjet Pacolli i reagon Dimal Bashës pasi kishte hallin se si e paguan energjinë

Deputeti i AKR’së, Behgjet Pacolli i është kundërpërgjigjur deputetit të LVV’së, Dimal Basha, që tha se Pacolli ka shtëpinë e madhe e duhet të paguaj rrymën më shtrenjtë, shkruan Gazeta Metro.


Pacolli, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku tha se gjithmonë paguan energjinë, por shtëpia e tij funksionon me energjinë e Zotit.

Reagimi i plotë:

‘’ Deputeti i partisë në pushtet, sot në debatin parlamentar, para qytetarëve të Kosovës dhe kolegëve, në kontest me tarifat e energjisë elektrike, tha se “Pacolli e ka shtëpinë e madhe dhe duhet ta paguajë rrymën e shtrenjtë”
Në pamundësi për të arritur në radhë për t’u përgjigjur, po e
siguroj kolegun tim deputet se;
“Jam mësuar gjithmonë të paguaj, por në këtë rast, nese nuk keni pretendime tjera , më duhet t’ju zhgënjej…
“shtëpia ime, sido që të jetë, ajo funksionon me energjinë e Zotit, d.m.th. me energji
eficente-alternative.’’

Basha sot në Kuvend thuri lavde ndaj Qeverisë Kurti, edhe për rikthimin në funksion të Bllokut B2 duke e cilësuar si arritje të madhe, ndërsa ‘’kishte hallin’’ e disa deputetëve nga opozita se si do e paguajnë energjinë, duke mos përmendur sfidën që i pret qytetarët në rast miratimi të propozimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë