Loading…

Behgjet Pacolli flet për takimin e Rrahim Pacollit me Thaçin, Veselin e Lushtakun

  • 19/07/2017 | 14:34

Behgjet Pacolli flet për takimin e Rrahim Pacollit me Thaçin, Veselin e Lushtakun

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë sot se nuk është në dijeni të asnjë takimi të iniciuar nga AKR-ja, kur është pyetur rreth takimit të shefit të shtabit zgjedhor të AKR-së, Rrahim Pacollit me presidentin Hashim Thaçin, kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun.


“Nuk jam i njoftuar për çfarëdo takimi të iniciuar nga AKR-ja. Unë gjendem jashtë Kosovës dhe nuk mund të flas vetëm nga ajo çfarë shoh pak në media”, ka thënë Pacolli.

I pyetur rreth asaj se a ekziston mundësia që AKR-ja të tërhiqet nga koalicioni me LDK-në dhe Alternativën dhe t’i bashkohet PAN-it, Pacolli nuk ka kthyer përgjigje.

Ndryshe mediat kanë raportuar se në njërin prej lokaleve të Prishtinës është zhvilluar një takim në mes të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku si dhe Rrahim Pacollit të AKR-së, shkruan Telegrafi.

Ky i fundit e kishte konfirmuar takimin duke mos dhënë më shumë detaje rreth tij. “Po, veç jemi taku miqësisht për një kafe”, ka thënë shkurt Pacolli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë