Loading…

Bëhet ‘i gjallë’ Valmir Veliu, ky është asistimi i tij i parë në Superligën e Turqisë

  • 28/01/2023 | 17:11

Bëhet ‘i gjallë’ Valmir Veliu, ky është asistimi i tij i parë në Superligën e Turqisë

Anësori kosovar, Valmir Veliu, ka regjistruar asistimin e tij të parë për Gaziantep sot në ndeshjen ndaj Ankaragucu, transmeton Gazeta Metro.


Veliu që prej transferimit nga Llapi te skuadra turke ka vuajtur të gjejë hapësira në formacionin bazë, por sot asistoi në fitoren me rezultat 0-2.

Ai pasi mori një top në qendër të mesfushës pasoi te sulmuesi Joao Figueiredo, i cili nuk dështoi të realizoi ballë për ballë me portierin Gokhan Akkan.

22-vjeçari kosovar këtë sezon ka luajtur vetëm në 13 ndeshje, ku në shumicën prej tyre nuk ka qenë startues.

Ish-futbollisti i Llapit siç duket ende nuk është ambientuar në Superligën e Turqisë, duke mos arritur të tregojë potencialin që zotëron. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë