Loading…

Bëhet i gjallë Blerim Reka, vizitën e Palmer dhe Lajçak e sheh si ndezje motorësh për arritjen e paqes në Ballkan

  • 29/05/2021 | 12:54

Bëhet i gjallë Blerim Reka, vizitën e Palmer dhe Lajçak e sheh si ndezje motorësh për arritjen e paqes në Ballkan

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka ka komentuar stërvitjet e trupave amerikane me ato të FSK-së.


Reka e ka quajtur këtë stërvitje si rikthim të Amerikës në Ballkan.

Sipas tij, presidenti amerikan, Joe Biden po rikthen ShBA-në në Ballkan, ku kanë ateruar Rusia dhe Kina.

Postimi i plotë:

Rikthimi amerikan Java që vjen, sjell ndërmjetësimin Euro-Atlantik në Prishtinë.Uashingtoni dhe Brukseli ndezin motorët diplomatik për arritjen e paqes së papërfunduar të Ballkanit.

Koordinimi i Bajdenit me BE-në, zëvendëson konfrontimin e Trampit me unionin evropian.Pas tërheqjes së Obamës nga Ballkani, e pas pranisë virtuele në rajon të Trampit, Bajden po i rikthen SHBA-të në rajonin, ku tashmë ateruan Rusia dhe Kina.“Defender 21” ishte mesazh i qartë i diplomacisë së mbështetur me forcë.”Hard Power” i Bajdenit, zëvendëson “Soft Power” të Obamës dhe “Twitter Power” të Trampit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë