Loading…

Bëhet e ‘gjallë’ Drenica: Njofton zyrtarizimin e trajnerit dhe transferimit të 10 lojtarëve

  • 13/08/2022 | 22:22

Bëhet e ‘gjallë’ Drenica: Njofton zyrtarizimin e trajnerit dhe transferimit të 10 lojtarëve

Skuadra e Drenicës nuk ka qenë aspak aktive në këtë afat kalimtar të verës për shkak të problemeve financiare në klub. Mirëpo, siç bëhet e ditur në një komunikatë zyrtare klubi ka lënë pas atë periudhë dhe ka njoftuar zyrtarizimin e trajnerit të ri, Bekim Shotani dhe dhjetë futbollistëve, transmeton Gazeta Metro.


Në një postim në Facebook para ndeshjes së nesërme kundër Llapit në javën e parë të Superligës së Kosovës, Drenica ka emëruar trajner, Bekim Shotanin.

Ai edhe më herët kishte qenë në krye të klubit gjatë sezonit 2017/18, ndërsa ka udhëhequr edhe klube si Trepça’89, Ballkani, Llapi dhe Istogu.

Kuq e zinjtë kanë sjellë në radhët e tyre edhe futbollistë si Florent Avdyli, Ardian Hoti, Altin Vojvoda, Zenel Gavazaj, Archange Bintsouka Koxy, Benjamin Agyare, Veton Kabashi, Faton Neziri, Altin Gjokaj dhe Arjan Abazi.

Ndërsa, kanë rinovuar kontratën me klubin pothuajse të gjithë futbollistët kryesor të sezonit të kaluar: Shkëlzen Lushtaku, Azem Bejta, Arbios Thaçi, Armend Abazi, Besfort Dervishaj, Osman Mëziu, Hysen Tahiri, Arlis Shala, Ermal Veliqi e Berat Ahmeti.

Kontrata profesionale me Drenicën kanë nënshkruar edhe juniorët e skuadrës: Arblert Beka, Burim Veseli, Diart Geci, Erion Idrizi, Albion Avdyli, Luan Dobra, Endrit Shala dhe Gentian Imeri.

Në fund në komunikatën zyrtare thuhet gjithashtu se në fund të javës së ardhshme mund të ketë edhe prurje të reja në ekip. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë