Disa muaj pasi kadeti i SHBA’së, Peter Zhu, vdiq nga një aksident duke skijuar, ai po bëhet baba, transmeton Gazeta Metro.
Ëndrra e tij më e madhe ishte që të ketë një fëmijë, dhe këtë dëshirë ‘do i’ia plotësojë’ Gjykata Themelore e Neë Yorkut.
Gjykata ka vendosur që të marrë spermën e ngrirë të tij, në mënyrë që ëndrra që e kishte sa ka qenë gjallë, t’i plotësohet.
Prindërit e tij kanë nënshkruar një peticion gjatë muajit mars ku i morën spermën djalit të tyre, sa ishte në kujdes intensiv, para se të vdiste.
“Gjykata nuk do të ketë kundërshtime për vendimin e prindërve për djalin e tyre, përderisa ajo përdoret për qëllime të mira”, thuhet në vendimin e Gjykatës./gazetametro.net