Loading…

Bëhen homazhe dhe akademi përkujtimore në nderim të komandantit, Haqif Kadriaj

  • 22/03/2022 | 16:18

Bëhen homazhe dhe akademi përkujtimore në nderim të komandantit, Haqif Kadriaj

Qindra njerëz kanë bërë homazhe gjatë ditës së sotme në Suharekë, për komandantin tashmë të ndjerë të UÇK’së, Haqif Kadriaj, shkruan Gazeta Metro.


Për komandantin e UÇK-së Haqif Kadriaj, i cili ka ndërruar jetë dy ditë më parë, është organizuar ceremoni për homazhe dhe akademi përkujtimore për t’a nderuar veprën e tij atdhetare.

Në homazhet e organizuara në Shtëpinë e Felbahut në Suharekë, të shumtë qytetarë kanë bërë homazhe para trupit të komandantit Kadriaj, po ashtu edhe kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, së bashku me stafin e tij.

Ndërsa, në akademi po ashtu kanë marrë pjesë shumë qytetarë, familjarë, përfaqësues nga institucionet qendrore dhe lokale, veteranë, familje të dëshmorëve, invalidë të luftës dhe shumë bashkëluftëtarë të komandantit, deputetë, ish-ministra etj.

Kadriaj vdiq nga një sëmundje e rëndë, derisa varrimi i tij bëhet sot. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë