Loading…

Begaj para Osmanit e Kurtit në Prizren: T’i luftojmë përçarjet brenda vetës, të mbështetemi te partnerët strategjikë

  • 10/06/2023 | 13:48

Begaj para Osmanit e Kurtit në Prizren: T’i luftojmë përçarjet brenda vetës, të mbështetemi te partnerët strategjikë

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj në fjalën e tij me rastin e 145 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit ka thënë se kombi shqiptar duhet të mbështetet te partnerët e vet strategjik, transmeton Gazeta Metro.


Begaj, i cili është zyrtari më i lartë i Shqipërisë që ka ardhur në Prizren për këtë ngjarje, para Presidentes Vjosa Osmani e Kryeministrit Albin Kurti, ka folur për luftimin e përçarjeve dhe unitet politik.

“Jemi me fat që të parët tanë, përveç gjuhës e kulturës na kanë trashëguar edhe miqësitë e vjetra e partnerë strategjikë të besueshëm, tek të cilët mund dhe duhet të mbështetemi kurdoherë. Jo çdo gjë ka qenë e lehtë por e ardhmja e kombit tonë do të jetë gjithnjë e më e begatë nëse ne luftojmë ndasitë dhe përçarjet mes vetes tonë, mes njëri tjetrit, nëse ne ruajmë boshtin tonë moral, nëse nuk harrojmë të shkuarën nëse e përçojmë te brezi i ri vlerat e atdhedashurisë dhe miqësisë, vlerat e paqes dhe unitetit”, ka theksuar Begaj.

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk kanë qenë kurrë më të brishta dhe të ftohta se këto ditët e fundit. Kjo për shkak të veprimeve të pamatura dhe kokë në veti të kryeministrit, Albin Kurti i cili pa u koordinuar me SHBA-në, i dërgoi forcat elite të Policisë së Kosovës për të ruajtur objektet në katër komunat veriore të vendit, te banuara kryesisht me serbë dhe për të mundësuar hyrjen në zyra të kryetarëve shqiptarë. Por, vendimet e qeverisë Kurti nxitën dhunë e tensione në atë pjesë të vendit.

Nga dhuna e serbëve u lënduan dhjetar ushtarë të forcave paqeruajtëse të NATO’s, policë e gazetarë.

Përkundër thirrjeve të SHBA-së dhe BE-së, Albin Kurti nuk pranoi që të tërheq policinë nga atje.

Kjo bëri që dipëomatë të rëndësishëm amerikanë të tentojnë ta bindin atë. Mes tyre edhe sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, deklaratat e të cilit Kurti i quajti të ngutshme e naive.

Edhe më joseriozisht Kurti i mori këshillat e  ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier dhe të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë