Loading…

Befason Vuçiç: Rama dhe unë jemi të njëjtë

  • 02/11/2016 | 15:11

Befason Vuçiç: Rama dhe unë jemi të njëjtë

Nga Hamburgu i Gjermanisë kryeministri serb, Aleksander Vuçiç ka folur për takimin e fundit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën në Beograd.

Vuçiç, ka thënë se përkundër ngjashmërisë së madhe që kanë, megjithatë ai nuk mund të jetë aq sharmant sa Edi Rama.

“Mundë të them se nuk mund të jem kurrë sharmant sikur Edi Rama. Por, ne jemi njerëz të njejtë. Edhe populli në Beograd, në Prishtinë e Tiranë duhet ta kuptojë këtë, por ky është proces”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka theksuar gjithashtu se shqiptarët dhe serbët kanë ndryshuar këndvështrimet për njëri ­ tjetrin, duke lënë të kuptohet se marrëdhëniet janë drejt përmirësimit.

“Më parë, serbët dhe shqiptarët mendonin më se keqi për njëri – tjetrin, se shqiptarët mendonin me qenë racë më superiore nga serbët dhe e kundërta”, është shprehur Vuçiç./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë