Loading…

Befason moti: Temperaturat që do të jenë në fundjavë

  • 02/11/2018 | 23:31

Befason moti: Temperaturat që do të jenë në fundjavë

Edhe pse mund të kemi pritur që temperaturat do të shkojnë duke u ulur më drastikisht, kjo nuk duket se do të ndodh ende.


2.11.2018 – Edhe ditëve të fundjavës rajoni ynë mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike si dhe masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojnë të favorizojnë mot stabil dhe më të ngrohtë për këtë periudhë kohore.

Mirëpo, masa të ftohta ajrore që kanë depërtuar mbi Mesdheun perëndimor, gradualisht gjatë javës së ardhshme do të shtrihen edhe mbi vendin tonë duke zbritur lehtë temperaturat afër vlerave mesatare.

3.11 – Mot shumë i ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell.
4.11 – Mot i ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell.
5.11-6.11 – Në fillim të javës do të mbajë mot i mirë, të hënën me vranësira dhe intervale me diell, e ditën e martë priten kthjellime.
7.11 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, pas rritjes ditëve të fundit, gradualisht nga java e ardhshme do të zbresin pak rreth vlerave mesatare. Minimalet në fundjavë do të zbresin deri në 9C, e në fillim të javës deri në 4C, e maksimalet do të luhaten nga 21C deri në 24C, e më pas do të zbresin në 16C deri 19C.

Do të fyejë erë mesatare nga jugu-juglindja 2-6m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, por mbetet mbi vlera normale

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë