Loading…

Befason Messi: Me veshje të tillë nuk e kemi parë asnjëherë

  • 24/03/2022 | 15:27

Befason Messi: Me veshje të tillë nuk e kemi parë asnjëherë

Si rrallë herë më parë, njëri ndër futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messi, po komentohet për paraqitjen e tij.


Derisa futbollisti u bashkua me kombëtaren e Argjentinës, veshja e tij u bë hit në rrjete sociale.

Ndryshe nga herat e tjera, sulmuesi i PSG-së u shfaq me një xhamper ngjyrë hiri të ‘Dsquared2’ me motive ngjyrë ylberi, duke i kombinuar të gjitha me pantallona të së njëjtës markë.
Por përtej kësaj, vëmendje edhe më të madhe morri, me valixhen e tij.

Valixhja e markës “Louis Vuitton” kushton 3900 euro, dhe  çanta e shpinës që mbante ishte e së njëjtës markë dhe nga i njëjti koleksion me valixhen ku edhe vlera e saj është 2900 euro.

Xhupi që ai kishte veshur kushton 445 euro, ndërsa xhinset janë 590 euro.

Atletet e tij janë të markës ‘Dolce & Gabbana’, të cilat ylli argjentinas i vesh shpesh dhe çmimi i tyre është 650 euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë