Loading…

Befasohet Chiellini dhe bën pyetje interesante: Pse më thirrën mua në Los Angeles

  • 30/06/2022 | 21:18

Befasohet Chiellini dhe bën pyetje interesante: Pse më thirrën mua në Los Angeles

Legjenda e Juventusit, Giorgio Chiellini, pranon se ishte i befasuar kur mori thirrjen për t’u transferuar në Superligën e Amerikës nga skuadra e Los Angeles. Ai gjithashtu ka shtuar se kur kishte parë mbrojtjen e skuadrës, kishte pyetur pse e thirrën atë, transmeton Gazeta Metro.


Pas 18 vitesh Giorgio Chiellini u largua nga ‘Zonja e Vjetër’ me një numër të madh trofesh të fituara dhe si një ndër mbrojtësit më të mirë të historisë së Juventusit.

Ai tani do të filloj një aventurë të re tek Los Angeles dhe do të ketë shok të ri të skuadrës edhe ish-sulmuesin e Real Madrid, Gareth Bale.

Mbrojtësi italian në konferencë për shtyp ka thënë se skuadra e tij e re ka mbrojtës fantastikë, të cilëve shpreson se do t’iu ndihmoj në të ardhmen.

”Dua të jem i sinqertë, kur fillova ta shoh skuadrën, thashë, ata kanë mbrojtës fantastikë; Pse më thirrën ?. Los Angeles ka mbrojtës fantastikë dhe është një ekip fantastik, me siguri që mund t’i ndihmoj. Unë mund ta ndihmoj ekipin, jo vetëm duke luajtur, por edhe duke udhëhequr çdo ditë me grupin,” tha ai.

Vlen të theksohet se aktualisht Los Angeles është në vendin e parë në Konferencën Perëndimore të Superligës, shtatë pikë më shumë se ndjekësi më i afërt i saj, Real Salt Lake. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë