Loading…

Befasia e një hulumtimi: Si do të reagonin njerëzit ndaj jashtëtokësorëve

  • 04/03/2019 | 11:16

Befasia e një hulumtimi: Si do të reagonin njerëzit ndaj jashtëtokësorëve

Shkencëtarët janë befasuar nga rezultatet e një studimi, transmeton Gazeta Metro

Mos i besoni “Ditës së pavarësisë” dhe “Alienit”, njerëzit në takimin e mundshëm me jashtëtokësorët do të reagonin bukur mirë.

Një studim i ri ka shqyrtuar këtë situatë hipoetike dhe ka treguar se, në këtë rast, njerëzit do të reagonin kryeisht pozitivisht.

Michael Varnum, ndihmësprofesor i psikologjisë në Universitetin e Arizonës, ka testuar disa qasje të ndryhsme në studimin të cilin e ka paraqitur në Teksas gjatë një tubimi shkencor.

Në pjesën e parë ai dhe ekipi i tij shekcor kanë përdorur programin kompjuterik për analizën gjuhës e cila përdoret në lajmet mbi zbulimet, të cilat kanë treguar për mundësinë e jetës jashtëtokësore. Programi ka qenë i fokusuar në karakterin emocional të artikujve dhe është konfirmuar se mbulimi medial në përgjithësi është pozitiv.

Shkencëtarët po ashtu në mënyrë hipotetike kanë bërë të ditur se kanë zbuluar jetë jashtëkokësore mikrobiologjike dhe i kanë lutur rreth 500 të anketuar të shkruajnë njëfarë përgjigjeje në këtë, Përsëri, gjuha të cilën autorët e kanë përdorur ka qenë në masë të madhe pozitive.

Në pjesën përfundimtare të studimit shkencëtarët u kanë kërkuar 500 të anketurave të përgjigjen në njërin prej dy artikujve të New York Timesit mbi zbulimet e vërteta shkencore: dëshmitë mbi jetën mikrobiologjike në meteoritin e Marsit dje krijimit të jetës sintetike në laborator. Interesante është se pjesëmarrësit kanë reaguar pzotivisht në mundësinë e jetës jashtëtokësore, se sa në aftësinë njerëzore për krijimin e jetës sintetike.

“Kjo tregon faktin se shumë mirë do ta pranojmë lajmin se nuk jemi të vetëm në hapësirë”, ka përfunduar Varnum në kumtesën për publik.

Duhet thënë se studimi i Varnumit ka marrë parasysh vetëm perspektivën amerikane, sepse mund të supozohet se kulturat e ndryshme do të reagonin ndryshe në këtë lajm. Pos kësaj, është kehtë të jesh optimist kur është në pyetje diçka që ende nuk ka ndodhur./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë