Loading…

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York, ndërsa performon live para mijëra fansave në ‘Rockefeller Plaza’

  • 29/08/2026 | 14:00

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York, ndërsa performon live para mijëra fansave në ‘Rockefeller Plaza’

Këngëtarja shqiptare me famë botë


rore, Bebe Rexha, ka performuar së fundmi live në New York, duke dhuruar një spektakël për mijëra fansa të mbledhur në Rockefeller Plaza.

36-vjeçarja u ngjit në skenën e emisionit të njohur të mëngjesit të NBC-së, Today, si pjesë e Citi Concert Series, ku interpretoi disa prej këngëve të saj para publikut të shumtë.

Pjesën më të madhe të repertorit të saj e përbënin këngët nga albumi më i fundit, “Dirty Blonde”, i publikuar në qershor të këtij viti. Ky është albumi i katërt në karrierën e Rexhës dhe njëkohësisht i pari i saj si artiste e pavarur, pas largimit nga sistemi tradicional i një kompanie të madhe diskografike

Performanca në New York vjen në një periudhë tejet aktive për këngëtaren shqiptare, e cila gjatë këtij viti ka qenë e angazhuar në promovimin e “Dirty Blonde”, duke udhëtuar në vende të ndryshme të botës për koncerte dhe paraqitje publike.

Me energjinë e saj karakteristike, Rexha ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te projekti i saj i ri, ndërsa skena e Today u shndërrua në një tjetër ndalesë të rëndësishme në rrugëtimin e saj si artiste e pavarur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë