Loading…

Bebe Rexha ‘bëhet e gjallë’ në rrjetet sociale, publikon fotografi atraktive me dekoltenë e hapur dhe të dashurin e saj

  • 05/02/2022 | 09:21

Bebe Rexha ‘bëhet e gjallë’ në rrjetet sociale, publikon fotografi atraktive me dekoltenë e hapur dhe të dashurin e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qëndruar në heshtje këtë fillim-vit.


Ajo nuk është parë shumë aktive në rrjetet sociale, teksa ka shijuar në privatësi kohën me familjarët dhe të dashurin e saj.

32-vjeçarja e cila ka javë që nuk kishte publikuar ndonjë imazh për ndjekësit e saj, i befasoi ata të shtunën me një sërë fotografish.

Postimi nisi me një fotografi, ku bukuroshja bionde pozoi e veshur me pantallona të zeza dhe një bluzë shumë të hapur te pjesa e dekoltesë.

Tutje, Rexha vazhdoi me publikimin e të tjera fotografive, të cilat përfshinin shoqërinë e saj, të dashurin, si dhe vëllanë e saj, Florentin.

Diku në një tjetër fotografi, interpretuesja e hitit “I’m a mess” u shfaq duke pozuar në prehrin e të dashurit, Keyan Safyari.

Çifti, i cili janë në lidhje prej më shumë se dy vitesh, gjatë muajit janar kanë shijuar së bashku një pushim dimëror në malet e Los Angelesit dhe një prej fotografive të publikuara në Instagram, përfshin atë periudhë.

Bebe Rexha përndryshe ka kohë që nuk ka publikuar muzikë të re, gjersa ka paralajmëruar për fansat, se do të sjellë shumë shpejt diçka të re.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë