Loading…

BE ‘ua heq copë’ oligarkëve të Putinit me sanksione: S’ka më shopping në Milano

  • 22/02/2022 | 19:57

BE ‘ua heq copë’ oligarkëve të Putinit me sanksione: S’ka më shopping në Milano

Sapo janë konfirmuar sanksionet e vendosura nga BE’ja drejt Rusisë, transmeton Gazeta Metro.


Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar në Twitter për sanksionet më të fundit të BE’së ndaj Rusisë, pas agresionit të kësaj të fundit në Ukrainë.

BE’ja me sanksionet e reja ka goditur 27 individë dhe entitete që, sipas tyre, po minojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.
Kjo do të përfshijë sektorët politikë, ushtarakë, biznes dhe media.

Gjithashtu sanksionet do të godasin 351 anëtarët e Dumës Shtetërore Ruse që votuan për njohjen e të ashtuquajturave Republika Popullore të Donetskut dhe Luhanskut.

Borrell tha se këto sanksione synojnë të godasin marrëdhëniet ekonomike midis dy rajoneve të shkëputura dhe Bashkimit Evropian, aftësinë e shtetit rus për të hyrë në tregjet e kapitalit dhe financiar të BE’së.

“Këto veprime po ndërmerren në koordinim të ngushtë me partnerët dhe aleatët tanë”, tha Josep Borrell.

Po ashtu, për fund, spanjolli tregoi se këta individë s’do kenë më mundësi të bëjnë ‘shopping’ në Milano e ‘party’ në Saint Tropez./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë