Loading…

BE s’reagon për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, kërkon përmbajtje nga të dy palët

  • 12/05/2022 | 16:07

BE s’reagon për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, kërkon përmbajtje nga të dy palët

Bashkimi Evropian i bëjnë thirrje Prishtinës e Beogradit të “veprojnë me përmbajtje dhe të mos ndërmarrin vendime të njëanshme dhe me porosi që vetëm i shtojnë tensionit” ka thënë sot në Bruksel zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, pas dorëzimit të kërkesës së Kosovë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, transmeton Gazeta Metro.


Stano në pyetjen e gazetarëve se si e sheh BE porosinë e Serbisë se do të reagoj ashpër në një lëvizje të tillë të Kosovës, tha se BE nuk është anëtare e Këshillit të Evropës dhe se nuk mund të sqarohet rreth kësaj çështje,

Ai shtoi se BE njëkohësisht pret që të dy palët të bëjnë ç’është e mundur që përmes Dialogut, i ndërmjetësuar nga BE, të zgjidhin të gjitha çështjet dhe të arrijnë tek një marrëveshje gjithëpërfshirëse obliguese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Kosova sot ka dorëzuar zyrtarisht kërkesë për anëtarësi me të drejta të plota në Këshillin e Evropës që i është dorëzuar komitetit të ministrave të organizatës panevropiane në procedim të mëtejmë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, reagoi ashpër me pretendimin se është shkelur Marrëveshja e Washington ku Kosova e Serbia ishin zotuar për moratorium të ndalimit të fushatës së çnjohejve nga Serbia dhe ndalim i kërkesave për anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit.

Nga presidenca serbe është njoftuar se presidenti serb Vucic ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë për të shqyrtuar veprimet e ardhshme të Serbisë si reagim ndaj kërkesës së Kosovës.

Më parë ishte paralajmëruar nga zyrtarë të ndryshëm serbë se do të rinisin fushatën e çnjohjeve të Kosovës, duke pretenduar se kanë pajtimin e 14 shteteve që janë të gatshme të tërheqin njohjen e Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë