Loading…

BE s’ka ende një datë takimi mes Kurtit dhe Vucicit në Bruksel

  • 07/02/2023 | 22:10

BE s’ka ende një datë takimi mes Kurtit dhe Vucicit në Bruksel

Zëdhënësi për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Peter Stano, ka thënë se nuk është caktuar ende një datë për takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic.


Stano ka shtuar se BE do të njoftojë për takimin kur vjen koha, por ka thënë se në këtë kohë nuk mund ta konfirmoj takimin.

Pas qëndrimit në Kosovë e Serbi të të Dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, Stano ka thënë se të dyja palëve u është bërë e qartë se BE-ja pret përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajcak, vizitoi Prishtinën e Beograd, në kuadër të kornizës së punës që po e bën, duke u angazhuar me partnerët në terren, për të shtyrë para dialogun, për t’u bërë të qartë të dyja palëve se BE-ja pret përparim në këtë. Është propozimi i BE-së se si të shtyhet para ky dialog dhe progres drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano për mediumin serb Tanjug.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë