Loading…

BE së shpejti furnizon me avionë luftarakë Ukrainën

  • 27/02/2022 | 22:20

BE së shpejti furnizon me avionë luftarakë Ukrainën

Bashkimi Europian do të dhurojë për herë të parë, 450 milionë euro armatime për Ukrainën, këtë e ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe kryediplomati i BE’së, Josep Borrell, i cili ka thënë se vendet e BE’së do t’i ofrojnë ‘avionë luftarakë’ përcjellë Gazeta Metro.


Ukraina e cila prej katër ditësh është nën pushtimin rus, një lajm i mirë i vije nga BE, Von der Leyen ka thënë se për herë të parë, BE financon blerjen dhe dërgimin e armëve dhe pajisjeve të tjera në një vend që është i sulmuar.

“Për herë të parë ndonjëherë, Bashkimi Evropian do të financojë blerjen dhe dërgimin e armëve dhe pajisjeve të tjera në një vend që është i sulmuar”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Ndërsa, Borrell ka thënë se vendet e BE’së do t’i ofrojnë ‘avionë luftarakë’ Ukrainës nën financimin e Brukselit.

Ky vendim nga BE vjen pasi Franca, Gjermania dhe vende të tjera të shtunën njoftuan se do të dërgojnë pajisje ushtarake në Ukrainë. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha të dielën se Danimarka do t’i dhuronte Ukrainës deri në 2700 antitanke, ndërsa Suedia u zotua të jepte 5000 antitanke./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë