Loading…

BE reagon kundër gjuhës së Prindon Sadriut: Mediat janë thelbësore për llogaridhënien e pushtetit

  • 10/02/2022 | 15:54

BE reagon kundër gjuhës së Prindon Sadriut: Mediat janë thelbësore për llogaridhënien e pushtetit

Zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook i kishte cilësuar mediat dhe gazetarët si një ‘ndërmarrje të përbashkët kriminale’ pas raportimeve rreth shpenzimeve për udhëtime të presidentes gjatë kohës sa kishte qenë deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përkatësisht vitet 2012, 2013 dhe 2014,.


Lidhur me një reagim të tillë të Sadriut ndaj mediave vendore, për Gazetën Express kanë folur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Përmes një përgjigje me email thonë se BE-ja mbështet lirinë dhe pluarlizimin e mediave si shtyllë e demokracisë.

Nga kjo Zyrë theksojnë se mediat luajnë rol kyç në mbajtjen e pushtetit në llogari dhe se si Bashkim Evropian mbështesin lirinë e medias dhe shprehjes, ku përfshihet marrja dhe dhënia e informacioneve pa ndërhyrjen e autoriteteve publike.

“Bashkimi Evropian mbështet lirinë dhe pluralizmin e mediave si shtylla të demokracisë dhe mundësues të një debati të lirë dhe të hapur. Liria e mediave dhe pluralizmi sigurojnë rrjedhjen e informacioneve dhe luajnë një rol kyç në mbajtjen e pushtetit në llogari. Përkushtimi i Bashkimit Evropian për të respektuar lirinë e mediave dhe pluralizmin dhe për të mbështetur lirinë e shprehjes, që përfshinë edhe të drejtën e marrjes dhe dhënies së informacioneve pa ndërhyrje nga autoritetet publike, janë të përfshira në nenin 11 të Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së, i cili pasqyron nenin 10 të Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, kanë thënë nga zyra e BE.

Prindon Sadriu kishte reaguar të martën mbrëma ndaj mediave pas raportimeve në disa media se si presidentja Osmani sa kishte qenë deputete e Kuvendit të Kosovës kishte shpenzuar qindra euro për udhëtime edhe pse në një status të saj kishte deklaruar se që nga viti 2012 jeton në një banesë në Prishtinë.

Reagimet e shumta të gazetarëve dhe shoqërisë civile, kishin bërë që Sadriu ta fshinte një shkrim të tillë ndaj mediave dhe gazetarëve, për t’u rikthyer më pas të mërkurën me një status të gjatë ku arysetonte reagimin e tij, me faktin se është bashkëshort e prind, derisa s’kishte kursyer përsëri mediat, duke i ndarë në profesionale dhe joprofesionale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë