Loading…

BE: Qeveria e Kosovës u rrëzua në një kohë kritike

  • 10/05/2017 | 19:48

BE: Qeveria e Kosovës u rrëzua në një kohë kritike

Bashkimi Evropian u bëri thirrje liderëve politikë dhe institucioneve të Kosovës që të mos harrojnë sfidat e mëdha me të cilat përballet vend i tyre.


“Jemi në dijeni për votën e mosbesimit të Kuvendit të Kosovës dhe shkarkimin e qeverisë. Kjo votë u zhvillua në një kohë kritike për Kosovën dhe reformat që lidhen me BE-në”, tha përmes një deklarate me shkrim Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, shkruan Rel.

“Është e rëndësishme që puna, e cila, mes tjerash, lidhet me promovimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik, dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe liberalizimin e vizave, të vazhdojë për të mirën e popullit të Kosovës”, tha Kocijançiq.

Lexoni KËTU edhe reagimin e shefes së zyrës së BE-së në Kosovë, Natalja Apostlova. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë