Loading…

BE në alarm: Peshqit e ngordhur ‘mbulojnë’ Greqinë

  • 22/09/2019 | 20:58

BE në alarm: Peshqit e ngordhur ‘mbulojnë’ Greqinë

Mijëra peshq të ngordhur kanë mbushur brigjet e liqenit Koroneia, në Greqinë veriore, si rezultat i temperaturave të larta dhe rënies së nivelit të ujit.


Liqeni, që ndodhet 30 km larg Selanikut, ka përjetuar në mënyrë të përsëritur episode të ngjashme në dekadat e fundit. Thellësia e Koroneia-s ka rënë me 2.8 metra që ishte në 2014, deri në 60 ose 80 centimetra aktualisht. Sipas autoriteteve, përpjekjet inxhinierike për ta ndaluar këtë rënie niveli, kanë dështuar.

Liqeni njihet si një habitat i pasur dhe destinacion për zogjtë migrues; po kështu është edhe pjesë e rrjetit Natura, të mbrojtjes ambientale evropiane.

Pas disa paralajmërimesh për Greqinë, që ta mbrojë liqenin, Komisioni Evropian e çoi çështjen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, në 2011-n. Që nga 1995-a, mijëra peshq të ngordhur janë regjistruar në brigjet e liqenit dhe popullata e zogjve është prekur po ashtu./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë