Loading…

BE miraton buxhetin e ndihmës për vendet kandidate për anëtarësim, në mesin e tyre edhe Kosova

  • 02/06/2021 | 21:29

BE miraton buxhetin e ndihmës për vendet kandidate për anëtarësim, në mesin e tyre edhe Kosova

Institucionet europiane njoftuan sot një marrëveshje politike për një buxhet prej 14,16 miliardë euro, që synon të ndihmojë vendet kandidate për anëtarësim, përfshirë Turqinë, gjatë periudhës 2021-2027.


“Kjo marrëveshje e shumëpritur për ndihmën tonë ambicioze financiare është një sinjal pozitiv, i mirëpritur dhe i fortë për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, tha eurokomisioneri për Fqinjësinë dhe Politikën e Zgjerimit, Olivér Várhelyi, raporton ATSh.

“Ajo do të financojë planin ekonomik dhe të investimeve për Ballkanin Perëndimor, një mjet thelbësor për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike të këtij rajoni me përparësi”, shtoi ai.

“Përmes investimeve në sektorë kryesorë, përfshirë lidhjen, infrastrukturën, mjedisin dhe klimën, si edhe energjinë dhe dixhitalin, ajo do të rritë konvergjencën me BE-në dhe do të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët”, shpjegoi eurokomisioneri.

Sipas KE, marrëveshja politike mbi buxhetin e instrumentit të ri të parapranimit duhet ende të shoqërohet me bazë ligjore dhe të miratohet zyrtarisht nga Parlamenti Europian dhe Këshilli.

Përfituesit e ndihmës janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë