Loading…

BE kërkon sqarime nga kryeministri Hoti për shuarjen e Task-Forcës

  • 28/10/2020 | 23:00

BE kërkon sqarime nga kryeministri Hoti për shuarjen e Task-Forcës

Shuarja e Taskë-Forcës kundër korrupsionit nga kryeministri Avdullah Hoti ka ngjallur reagime të ashpra tek qytetarët, po ashtu edhe tek ndërkombëtarët, shkruan Gazeta Metro.


Ishte ambasadori i SHBA’së në Prishtinë, Philip Kosnett i cili ka kritikuar kryeministrin Hoti për shuarjen e Task-Forcës duke e quajtur si vendim të gabuar.

Por, tani edhe shefi i Zyrës së BE’së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka treguar se ka kërkuar shpjegime nga kryeministri Hoti, për shuarjen e Task-Forcës Kundër Korrupsionit që vepronte në kuadër të Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se ishin të befasuar me vendimin, pasi Hoti nuk është konsultuar fare me zyrën e tij, por as me EULEX-in.

“ Kështu do të doja të them se ne kemi takime të rregullta me kryeministrin. Konsideroj se duhet ta vlerësoj gatishmërinë e tij për t’u takuar me mua dhe me vendet anëtare të BE-së. Prandaj, konsideroj se kjo është diçka që po ndodh rregullisht. Në lidhje me këtë çështje specifike së pari duhet të them se ne u befasuam nga vendimi, ngase, përsëri, siç thashë, ne kemi një rol të veçantë në monitorimin e zhvillimeve dhe kjo është diçka që nuk është konsultuar as me zyrën time, por as me EULEX-in. Kjo tingëllon si diçka që ndoshta nuk ishte ideale. Por, së dyti, gjithashtu, ne ishim të shqetësuar sepse ky ishte një vendim i marrë, në fakt, pa kuptuar në të vërtetë qartë se çfarë do të zëvendësonte këtë njësi të Task-Forcës, cili është plani më i gjerë për reformimin e agjencive të zbatimit të ligjit përfshirë Policinë? Kështu që, ne kemi qenë të befasuar dhe e kemi pyetur kryeministrin për shpjegime dhe specifikime të asaj se cili në të vërtetë është plani”, ka treguar Szunyog në KTV, transmeton Gazeta Metro.

Szunyog ka treguar se Hoti u ka thënë se i tërë qëllimi i këtij veprimi është që zbatimi i ligjit dhe sidomos lufta kundër korrupsionit të bëhet më efikase.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë