Loading…

BE-ja, me shqetësime serioze për Kosovën

  • 09/11/2016 | 08:07

BE-ja, me shqetësime serioze për Kosovën

Qytetarët e Kosovës nuk do të befasohen me gjetjet e Raportit të Progresit për këtë vit, që të mërkurën në Bruksel e miraton Komisioni Evropian, sepse edhe vetë janë dëshmitarë të gjendjes, e cila përshkruhet në këtë raport. Ai sheh kryesisht “pak progres” dhe “faza të hershme” në përballjen me sfidat që tash e sa vjet i përmend në raporte të tilla, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe, siç shihet qartë në tekstin e raportit, mungesa e suksesit dhe e progresit shpesh janë edhe rezultat i mungesës së vullnetit politik dhe aq më tepër për shkak të ndërhyrjeve politike në fushat ku një ndërhyrje e tillë është e dëmshme dhe e panevojshme.

Pakoja e zgjerimit dhe raportet e progresit për këtë vit nuk shohin shumë përparim as te shtetet tjera të rajonit, ndërsa lajmi më konkret nga kjo paketë pritet që të jetë dhënia e rekomandimit për nisjen e negociatave me Shqipërinë, por rekomandim i cili do të përcillet edhe me kushtëzime

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë