Loading…
BE-ja e konsideron në kundërshtim me MSA-në vendimin e Qeverisë për heqjen e akcizës për cigare e duhan
  • 18/02/2019 | 21:21

BE-ja e konsideron në kundërshtim me MSA-në vendimin e Qeverisë për heqjen e akcizës për cigare e duhan

Bashkimi Evropian po e kundërshton vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e akcizës për cigare dhe duhan, e, në vend të saj, të aplikohet taksa në vlerë të mallit prej 30 përqind, transmeton Gazeta Metro.


Në një përgjigje me shkrim nga Zyra e BE-së, thuhet se ky vendim bie ndesh me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, raporton KTV.

Në këtë përgjigje thuhet se, pasi Komisioni Evropian e ka shqyrtuar marrëveshjen, përfaqësuesja e BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, i ka sugjeruar Qeverisë që të tërheqë këtë vendim.

Mirëpo, qeveria nuk e ka ndërmend ta kthejë mbrapsht atë.

Zëvendësministri i Financave, njëherësh edhe kryesues i ekipit që ka përpiluar këtë dokument, Fatmir Gashi, është shprehur i bindur se nuk kanë bërë kurrfarë shkelje të kësaj marrëveshjeje.

Sipas Gashit, ky vendim synon ndryshimin e politikave fiskale e bujqësore për prodhimin e duhanit dhe cigareve në vend.

Ai konsideron se, me këto vendime, qeveria vetëm se do ta zhvillojë ekonominë e vendit si dhe do të rritet numri i të punësuarve.

I pyetur nëse lehtësime të tilla janë bërë në favor të biznesmenëve që punojnë për kryeministrin, siç është Gazemend Abrashi i cili ka fabrikë të duhanit, Gashi, shkurt ka thënë se Abarshi ka qëlluar tashmë në këtë biznes./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë