Nga ky takim, siç shihet nga drafti i konkluzioneve të përgatitura, pritet të ripërsëritet edhe një herë përkushtimi i BE-së për procesin e zgjerimit, proces i cili do të cilësohet si strategjik dhe i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e Evropës.
Por do të ripërsëritet se në këtë proces BE-ja do të ketë si pikënisje politikën e kushtëzimit dhe meritat individuale të vendeve të përfshira në të sikur edhe situatën brenda BE-së.
Një porosi e tillë është e rëndësishme dhe BE-ja do ta shfrytëzojë për të çuar mesazhin se, edhe pse nuk duket në sipërfaqe se është prioritet në këto momente, nga zgjerimi nuk hiqet dorë.