Loading…

BE investon 2 milionë euro për vet punësim

  • 05/12/2016 | 13:18

BE investon 2 milionë euro për vet punësim

Është hapur takimi “Busines to Busines”, që ka për qëllimfillimin e bashkëpunimit afarist në mes të ndërmarrjeve sociale të krijuara si rezultat i grant-skemës “Rritja e punësimit të grupeve në nevojë dhe bizneseve”, anëtare të Odës Ekonomike të Kosovës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i cili mori pjesë në këtë takim, tha se me këtë projekt janë punësuar qindra vetë dhe janë trajnuar mbi 500, ku përfshihet kategoria me nevoja të veçanta, transmeton kp.

Përfaqësuesi i BE në Prishtinë, Libor Chlad tha se projekti i BE ka për qëllim punësimin e pjesëtarëve të grupeve të cenueshme. Ai pret ndikimet para për mirëqenien në Kosovë me këto projekte që kapin shumën mbi 2 milionë euro.

Edhe kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu vlerësoi lartë punësimin dhe angazhimin e qytetarëve me nevojë. Ky projekt sipas tij është një avancim për qytetarët e kategorisë sociale.

Ideja kreative dhe inovative të vet punësimit për gra, të rinj, dhe grupe të tjera në nevojë jetësohen përmes financimit nga Bashkimi Evropian.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë