Loading…

BE hesht për murin në veri (Video)

  • 20/12/2016 | 21:05

BE hesht për murin në veri (Video)

Që nga fillimi i ndërtimi të murit në afërsi të urës mbi lumin Ibër, në pjesën veriore të Mitrovicës, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thanë se ky mur do të rrënohet.

Ata e cilësuan ndërtimin e tij si një veprim të paligjshëm dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit, për revitalizimin e urës mbi lumin Ibër.

Për më të tepër, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se ngritja e një muri në veri të Mitrovicës është në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

Ajo deklaroi se Qeveria e Kosovës do të veprojë për të ndaluar këtë ndërtim ilegal dhe për të mposhtur logjikën e mureve dhe barrikadave që janë në kundërshtim me Ligjet e Kosovës dhe standardet e BE-së për lëvizjen e lirë.

Megjithatë ende nuk ka një përgjigje konkrete nga Bashkimi Evropian në lidhje me ndërtimin e këtij muri.

E kontaktuar nga Tribuna Channel, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq iu ka shmangur pyetjeve kur është pyetur se a ka qenë ndonjëherë muri pjesë e dialogut në Bruksel dhe cili është roli i Bashkimit Evropian në këtë rast.

Ajo është pyetur edhe për protestat e sotme kundër murit si dhe me provokimet që po i bënë Serbia Kosovës.

Kocijanqiq nuk është përgjigjur as në lidhje me atë se a do të ndërhyjë BE në këtë proces , pasi që është ndërmjetësues i dialogut.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë