Loading…

BE dhe SHBA kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të taksës

  • 23/03/2019 | 19:30

BE dhe SHBA kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të taksës

Bashkimi Evropian dhe SHBA përseri i kërkojnë qeverisë së Kosovës ta pezullojë taksën, transmeton Gazeta Metro.


Zëdhënësja e Zyrës së Mogherinit, Maja Kocijançic për lajmin.net ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkojnë që taksa duhet të pezullohet menjëherë dhe të vazhdojë dialogu.

“Vendimi i autoriteteve të Kosovës në nëntor të vitit të kaluar për të imponuar tarifa për mallrat e importuara nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia nuk ka ndihmuar në krijimin e një mjedisi të nevojshëm për të vazhduar Dialogun. Siç thuhet në mënyrë të përsëritur, BE së bashku me SHBA dhe të tjera, i bëjnë thirrje qeverisë së Kosovës që të pezullojë menjëherë tarifat në mënyrë që të lejojë rifillimin e shpejtë të Dialogut. Status quo nuk është një alternativë dhe nuk ka alternativë për rifillimin e shpejtë të Dialogut midis Palëve. Tarifat jo vetëm që qëndrojnë në rrugën e Dialogut, por edhe qëndrojnë në rrugën e rrugës evropiane të Kosovës”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se Dialogu është ë vetmja rrugë përpara në interes të Kosovës dhe rajonit.

“BE rithekson që Dialogu është e vetmja rrugë përpara, në interes të qytetarëve në Kosovë dhe Serbi dhe për rajonin në tërësi”, ka thënë Kocijançic.

Kociancic nuk e ka komentuar platformen e Kosovës por ka thënë se janë negociatat ato përmes të cilave mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Bashkimi Evropian ka parë që Kuvendi ka miratuar Ligjin për Dialogun dhe Platformën e Dialogut. Si një ndërmjetësues, BE nuk komenton pozitat individuale të partive përkatëse në Dialog. Vetëm përmes negociatave mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare”, thuhet në përgjigjen e Kociançiqit.

.Kujtojmë, se Qeveria e Kosovës më 22 nëntor 2018, ka vendosur taksë 100 për qind për të gjitha produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, pas dështimit për t’u antarësuar në Interpol.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdimisht kanë kërkuar nga, Qeveria e Kosovës që ta pezullojë taksën për t’i hapur rrugë dialogut./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë