Loading…

BE aprovon vaksinën Pfizer te fëmijët e moshës 12-15 vjeç

  • 28/05/2021 | 23:24

BE aprovon vaksinën Pfizer te fëmijët e moshës 12-15 vjeç

Vaksina Pfizer/BioNTech është e para vaksinë që është aprovuar nga Bashkimi Europian për përdorim te fëmijët e moshës 12-15 vjeç.


Para se të merrej ky vendim, vaksinat janë dhënë vetëm për personat e moshës mbi 16 vjeçe, njofton Klan Kosova.

“Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka miratuar sot përdorimin e vaksinës nga Pfizer/BioNTech të quajtur Comirnaty për adoleshentë nga mosha 12 deri në 15 vjeç”, ka thënë Marco Caveleri, shefi i strategjisë së vaksinimit.

Ai gjithashtu tha se vaksina ishte tashmë e autorizuar për personat nga mosha 16 vjeç e lart dhe tani ka të dhëna që tregojnë se vaksina është e sigurt edhe për moshat 12 deri në 15 vjeç.

EMA, e cila është përgjegjëse për vlerësimin dhe mbikëqyrjen e produkteve medicinale në BE, arriti në përfundimin se vaksinimi nga Pfizer në këtë grupmoshë tejkalon rreziqet, por gjithashtu tha që për shkak të numrit të kufizuar të fëmijëve të përfshirë në studim, nuk kanë mundur të zbulojnë efekte anësore.

Stella Kyriakides, Komisionerja e BE-së për Shëndetësinë e ka mirëpritur vendimin e EMA-s.

Përveç BE-së, edhe SHBA-ja kishte lejuar vaksinimin e fëmijëve nga mosha 12 deri në 15 vjeç.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë