Mbledhja e kryesisë qendrore sapo ka përfunduar ndërkohë që zëdhënësi i BDI’së Bujar Osmani pas konsultave të shumta është shprehur se nuk ka pasur argumente të mjaftueshme që të meret vendimi që të shkohet në koalicion me VMRO.
”Siç e dini, ne kemi pasur pesë opsione. Ne kemi diskutuar edhe me miqtë tanë ndërkombëtarë. Në mënyrë unanime kemi vendosur që të vazhdojmë debatet e brendshme në BDI edhe në ditët në vazhdim pasi debati nuk mund të kryhet sonte. Nuk kemi argumente për të sjellë vendim.” ka thënë Osmani.
Siç dihet, mandati i Nikolla Gruevskit duhet të mbarojë edhe disa minuta dhe nga kjo, Osmani la të kuptohet se BDI nuk e ndihmon Gruevskin që të bëjë qeveri. ”E lë që ju të bëni interpretime bashkë me qytetarët.” ju tha Osmani gazetarëve.
E plotësuar:
Para pak çastesh ka dal nga selia edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas bisedimeve maratonë që janë zhvilluar në kryesinë e partisë në seli në Reçicë të Vogël.
Ali Ahmeti pas daljes nga selia nuk ka dashur të komentojë në lidhje me vendimin e kryesisë së BDI-së.
E plotësuar:
Edhe vetë VMRO-DPMNE përmes një komunikate për shtyp, konfirmoi se s’ka marrëveshje me BDI-në për qeverisjen e re, duke aluduar në zgjedhjet e reja parlamentare si zgjidhje për dalje nga kriza politike.