Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka zbuluar plane për të shpërbërë Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, e njëjta gjykatë ku edhe po gjykohen ish-krerët e UÇK-së, përcjell Gazeta Metro.
Në një video, Rubio e quan ICC-në “një tribunal global i përbërë nga burokratë globalistë të pazgjedhur, të cilët pretendojnë se fuqia e tyre është pothuajse e pakufizuar”, raporton BBC.
Ndërkaq, kundër kësaj gjykate, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë nisur “Fushatën për të Zhdukur Kërcënimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Sovranitetit Amerikan”.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se fushata do të përfshijë një përgjigje të të gjithë qeverisë për të çaktivizuar sistematikisht aftësinë e GJPN-së për të vepruar, për të synuar ushtarakët ose zyrtarët amerikanë, ose për të kërcënuar ndryshe sovranitetin amerikan.
Sipas Departamentit të Shtetit, GJPN-ja përbën një kërcënim të patolerueshëm për sovranitetin e SHBA-së – ajo pretendon autoritetin për të ndjekur penalisht dhe madje për të burgosur ushtarakët dhe zyrtarët amerikanë që veprojnë në emër të interesit kombëtar të Amerikës./gazetametro.net