Loading…

Baze shpërthen: Kurti dy vite ishte në ekstazë anti-Perëndimore, për fat janë SHBA e BE që po i dalin sot zot Kosovës  

  • 04/10/2023 | 19:44

Baze shpërthen: Kurti dy vite ishte në ekstazë anti-Perëndimore, për fat janë SHBA e BE që po i dalin sot zot Kosovës  

Gazetari shqiptar Mero Baze, nuk u kursye në editorialin e tij në meritat e tij në ndjelljen e krizës me poltikat e tij anti-perëndimore që sii thotë fatmirësisht u injoruan dhe megjithatë janë pikërisht armiqtë e Kurtit, SHBA e BE që po e mbrojnë, transmeton Gazeta Metro.


Baze në editorialin e tij të fundit në Gazeta Tema shtjellon përçarjen e dëmshme në raportet politike mes Shqipërisë dhe Kosovës nga kriza e fundit. Ai u ndërlidh me përpjekjen e fundit të njollosjes së kryeministrit shqiptar, Edi Rama, pas një lëshimi të gazetës britanike Financial Times.

“Një tendencë është “policimi” i Edi Ramës dhe përpjekja për të demonizuar dhe keqpërdorur çdo fjalë dhe lëvizje diplomatike të tij, deri në bezdi.  Kur ngre zërin në Këshill të Sigurimit i thonë e tepërove se nuk i takon Shqipërisë të bëjë fletërrufe kundër Rusisë, kur bën thirrje të mbështetet politika e Perëndimit për Kosovën, i thonë i shitur tek Borelli e Lajçaku, kur sulmon Borellin dhe nuk linjëzohet me Evropën i thonë po dëmton Kosovën, kur thotë të shtohet prania e NATO përmes KFOR në Kosovë, i thonë po i shërben Vuçiqit, edhe pse vet të gjithë gëzohen nga lajmet se NATO po shton trupat në Kosovë.”

Thellohet më tej në opinionin e tij se nga këto përçarje përfiton mjaft një palë duke e dëmtuar faktorin shqiptar. Një përpjekje serioze serbe kjo sipas Baze.

“Është thjeshtë një përpjekje për të gjetur një armik të brendshëm, mundësisht si armik të Albin Kurtit, për ta paraqitur atë si një lundërtar “Mes Shillës dhe Karibdës”. Kjo tendencë në fakt është përpjekja më serioze e Serbisë për të dëmtuar faktorin shqiptar. Politika anti-perëndimore dy vjeçare e Albin Kurtit trimëroi Serbinë dhe e inkurajoi atë të kryejë një akti të paprecedentë sulmi kundër sovranitetit të Kosovës.”

Baze vazhdon tutje se kryeministri Kurti nuk është pa përgjegjësi këtu, si një anti-perëndimor të flaktë siç e sheh ai Kurtin, duke ironizuar se përkundër përpjekjeve të kryeministrit , Kosovën pikërisht armiqtë e kryeministrit po e mbrojnë.

“Kaq është merita e vetme e Albin Kurtit. Tani ata që po i dalin zot Kosovës, janë pikërisht armiqtë e Albin Kurtit, SHBA dhe BE. E pata thënë dikur një vit më parë në një intervistë për shtypin në Kosovë, kur Albin Kurti ishte në ekstazë kundër SHBA, se ai po ndjell Serbinë në Kosovë, si ai qeni i keq që ta sjell ujkun në stan. Dhe ja doli. Por për fat SHBA dhe BE po qëndrojnë në krah të Kosovës duke injoruar luftën e tij kundër tyre”./gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë