Gazetari Mero Baze, ka thënë se Kurti ka tre këshilltarë nga Tirana që i paguan në Prishtinë, për të futur në luftë Kosovën me Perëndimin dhe ankohet nga Kryeministri i Shqipërisë që do ta mbaj Kosovën në aleancë me Perëndimin, shkrua Gazeta Metro.
Në një postim në Facebook, Baze ka reaguar pas zhvillimeve të sotshme, ku kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tha se ka propozuar një draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Kjo nuk u prit mirë nga partia në pushet Vetëvendosje, ku edhe e sulmuan Ramën për këtë, duke thënë se po i bën argat Serbisë.
Baze ka thënë se Kurti ka tre këshilltarë nga Tirana që i paguan në Prishtinë, për të futur në luftë Kosovën me Perëndimin dhe ankohet nga Kryeministri i Shqipërisë që do ta mbaj Kosovën në aleancë me Perëndimin.
“Albin Kurti ka tre këshilltarë nga Tirana që i paguan në Prishtinë, për të futur në luftë Kosovën me Perëndimin dhe ankohet nga Kryeministri i Shqipërisë që do ta mbaj Kosovën në aleancë me Perëndimin. Kaq e thjeshtë është”, ka shkruar ai.
Sot në një konferencë për media, Rama bëri të ditur se dje ua ka përcjellë një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Rama tha se dokumenti është konfidencial, por u shpreh i bindur se është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”. /gazetametro.net