Loading…

Baton Haxhiu zbulon: Javën e ardhshme do të ketë Qeveri të re, Albin Kurti do ta shikojë nga opozia

  • 09/04/2020 | 22:07

Baton Haxhiu zbulon: Javën e ardhshme do të ketë Qeveri të re, Albin Kurti do ta shikojë nga opozia

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se javën e ardhshme do të formohet Qeveria e re dhe se Vetëvendosje do të mbetet në opozitë, shkruan Gazeta Metro.


Madje, sipas tij, përveç Vetëvendosjes së Albin Kurtit, edhe Partia Demokratike e Kosovës do të jetë në opozitë.

“Javën e ardhshme do të ketë qeveri të re, do të ketë mandatar për formimin e Qeverisë, Albin Kurti do ta shikojë Qeverinë e re nga opozita, po ashtu dhe PDK do të jetë në opozitë”, tha Baton Haxhiu në T7.

Kujtojmë se Presidenti i vendit, Hashim Thaçi javën e kaluar ka zhvilluar konsulta me partitë politike në vend, rreth formimit të Qeverisë, pas shkarkimit të Albin Kurtit.

E partia e këtij të fundit, nuk e ka dorëzuar ende emrin e mandatarit si parti e parë, teksa po insiston se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë