Loading…
Baton Haxhiu: Vetëvendosje do t’i shtohet skenës politike në Shqipëri
  • 21/02/2019 | 23:15

Baton Haxhiu: Vetëvendosje do t’i shtohet skenës politike në Shqipëri

Baton Haxhiu deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje do të kyçet në skenën politike në Shqipëri.

I ftuar në emisionin Open me Eni Vasilin ai tha se Vetëvendosje do t’ua zë vendin e opozitës, PD-së dhe LSI-së

Haxhiu gjithashtu deklaroi se djegia e mandateve përbën një “funeral të lehtë” të Partisë Demokratike dhe Sali Berishës, të cilin ai e quajti “liderin e saj”.

“Opozita ka dashur të ndërtojë simbolikën e diktaturës me këtë veprim. Tragjedia e kësaj historie është lideri i PD, Sali Berisha dhe farsa e kësaj historie është Lul Basha. Vendimi i sotëm është moment i rëndë për demokracinë në Shqipëri. Unë shoh disa elementë që e bëjnë opozitën delikate, të pafuqishme dhe që nuk e ka merituar votën e atyre që ia kanë dhënë. Sot ka nisur funerali i lehtë i PD-së dhe liderit të saj, Sali Berisha. Njeriu që e krijoi PD-në nuk e duron mbajtjen e saj, por bashkë me zbehjen e tij dëshiron që funeralin t’ia bashkangjisë edhe partisë”, theksoi Haxhiu.

“Ky nuk është gjest i PD-së dhe Lul Bashës, por vetëm i Sali Berishës”, theksoi Baton Haxhiu.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë