Loading…

Baton Haxhiu komplekson gazetarët shqiptarë, lexon deklaratën e ministrit gjerman (Video)

  • 17/04/2017 | 20:02

Baton Haxhiu komplekson gazetarët shqiptarë, lexon deklaratën e ministrit gjerman (Video)

Gazetari Baton Haxhiu fliste në emisionin ‘Opinion’ dukë parë në telefon. Ai lexonte një deklaratë, që tingëllonte si kritikë ndaj opozitës në Shqipëri.

Gazetarët në Shqipëri mbetën të çuditur, dhe pyetën se ç’po lexonte aty. Përgjigja e gazetarit nga Kosova, Haxhiu, ishte: Po i lexoj fjalët që do t’i thotë ministri gjerman.

Dhe, fiks pas katër ditësh, ministri i Jashtëm gjerman i thotë pikërisht fjalët që Baton Haxhiu i kishte thënë më herët.

“Interesi kombëtar i opozitës nuk mund të jetë kaosi i vendit,  Unë mendoj që do duhet të bëjmë apel ndjenjës së përgjegjësisë së atyre që e kanë çuar Shqipërinë në një kryqëzim duke shpikur edhe teori komplotesh , në rast pakënaqësish zoti Basha duhej të bënte propozimet se si mund të mbërrihej në zgjedhje të lira e të ndershme. Nëse dëshiron opozita mund të bëjmë më shumë drejt kësaj por nuk është rruga bllokimi dhe bojkotimi i Parlamentit”, tha Gabriel.

Më poshtë, shihni videon e momentit kur Baton Haxhiu lexon fjalët që ministri gjerman Gabriel do t’i lexonte 4 ditë më pas./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë