Loading…

Baton Haxhiu, Thaçit: Vet e delegjitimove luftën e UÇK’së, asnjë komandant nuk e mbrojte si i ka hije

  • 09/10/2017 | 12:21

Baton Haxhiu, Thaçit: Vet e delegjitimove luftën e UÇK’së, asnjë komandant nuk e mbrojte si i ka hije

Gazetari Baton Haxhiu i ka reaguar ashpër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili akuzoi ndërkombëtarët për Gjykatën Speciale.


Haxhiu tha se ky reagim i Thaçit është jashtë kontekstit, të cilin ai vetë e ka ndërtuar vetë. Madje, ai tha se presidenti është më meritori për Gjykatën Speciale.

“Thaçi e pati një reagim të vonuar, edhe jashtë kontekstit të cilin e ka ndërtuar ai vetë. Më befasoi. Unë kam 11 anëtarë të familjes të vrarë. Më keni dëshpëruar sepse e keni anashkaluar të drejtën me gjet vrasësin. Ju jeni më meritorin pse Gjykata Speciale është ndërtuar sot. Po i përmendi disa nga dështimet që ju si president i keni ndërtuar deri më sot. E keni gabim dhe kemi problem serioz. I ke larguar viktimat nga e drejta për të ditur rastin. Keni bërë dështim moral, politik dhe historik. Po i përmendi me nga një fjali. Dështim moral sepse keni ndërtuar gjykatë për shqiptarët, e jo për viktimat. Dështim politik. Mas kaq kohe që u votu po thoni se është politik, thoni se do të përfitoni. Asnjërën prej tyre nuk e keni bërë. Dështim politik dhe përfitimi është zero. Kosova ka qenë i vetmi vend që ka bashkëpunuar me Serbinë. Kur e keni nis Gjykatën Speciale keni pasur një amplitudë tuajen. Më thuani në cilin horizont është Thaçi? Cilat janë kushtet e pajtimit kur situata është njësoj. Serbia nuk ka ndryshuar qëndrim. Ju vetë keni delegjitimuar luftën e UÇK’së. Asnjë komandant nuk e keni mbrojtur si i ka hije. Janë dënuar 7 komandantë nga të gjitha zonat dhe pikërisht për shkak të asaj marrëveshje me Gjinxhiqin dhe marrëveshjës së Karla del Pontes. Nëse Serbia ka mshefur Karaxhiqin, me instrumente shtetërore, Kroacia Gotovinen, ku keni qenë ju? Ju asnjë prej atyre njerëzve nuk e keni mbrojtur.”, ka thënë tutje Haxhiu.
“Jam me dënu secilin kirminel, por mënyra si e kanë trajtuar deputetët tanë Gjykatën Speciale bashkë me presidentin, është e padrejtë. Gjykata Speciale është delegjitimin i luftës çlirimtare në Kosovë. Për këtë kanë faj deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe vet Presidenti”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë