Loading…

Baton Haxhiu e paralajmëroi para 6 muajsh: S’ka viza për Kosovën

  • 05/12/2018 | 10:56

Baton Haxhiu e paralajmëroi para 6 muajsh: S’ka viza për Kosovën

Gazetari Baton Haxhiu qysh më 26 qershor kishte paralajmëruar se s’do të hiqen vizat për Kosovën.

Sot, ndërkaq komisioneri Hahn edhe zyrtarisht tha se sivjet nuk do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën.

Paralajmërimi i Haxhiut, gjatë një emisioni në Klan Kosova:

Nuk ka viza për kosovarët, as hapje të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Në takimin e së premtes të Këshillit të Bashkimit Evropian është paraparë që të adresohet çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Klan Kosova merr vesh nga burime të saj në Bruksel se krerët e shteteve anëtare pritet të rekomandojnë krijimin e një komisioni të veçantë që pritet të vijë në Kosovë, për të monitoruar betejën e institucioneve të Kosovës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për këtë çështje është folur sot edhe në Info Magazine të Klan Kosovës.

Publicisti Baton Haxhiu, ka thënë se “kushtet që i ka plotësuar Kosova janë kushte për integrim në Bashkimin Europian, jo kushte për liberalizimin e vizave”.

“Ky është refuzimi më brutal që i bëhet Kosovës, pas ratifikimit të Demarkacionit, pas procesit të dialogut më Serbinë, pas Gjykatës Speciale dhe disa proceseve të tjera”.

“Nuk shpërblehen 1.8 milionë banorë, një dëshirë e një populli që e do Europën më shumë sesa ata vetë”.

“Komisioni Europian ka thënë se ka përparim, por do të bëhet një komision i cili do ta shikojë reformën në drejtësi, krimin e organizuar dhe korrupsionin”.

“Komisioni Europian ka dhënë vlerësime pozitive, por me pas dalin disa vende që e kundërshtojnë vetën”, ka thënë Haxhiu në Info Magazine.

Ndërsa negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian nuk do të hapen këtë vit as për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Sipas një draft-dokumenti që e posedon Klan Kosova, të cilin e ka prezantuar Haxhiu, thuhet se këtë proces e kanë kundërshtuar Franca dhe Holanda, duke u mbështetur edhe nga Danimarka.

“Ky është lajmi më i keq për shqiptarët, lajm i keq edhe për Maqedoninë”.

“Shqipërisë dhe Maqedonisë nuk i hapen negociatat për anëtarësim në BE. Angel Merkel është e trishtuar nga ky vendim”, ka thënë Haxhiu.

“Më e keqja është se nuk ka asnjë shpresë deri në qershorin e ardhshëm për hapje të negociatave”.

“Shqipërisë dhe Maqedonisë po ju thuhet që në qershor të vitit të ardhshëm do të bisedojmë për kushtet. Pavarësisht se të dyja vendet kanë plotësuar të gjitha kushtet tashmë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë