Loading…

Batalioni ‘Sheikh Mansour’ i çeçenëve pro-ukrainas dërrmojnë rusët në betejë

  • 24/03/2022 | 17:43

Batalioni ‘Sheikh Mansour’ i çeçenëve pro-ukrainas dërrmojnë rusët në betejë

Çeçenët në Ukrainë janë duke luftuar në të dyja anët, edhe për rusët edhe për ukrainasit, përkundër thirrjes së liderit të tyre për t’i dalë në ndihmë Rusisë, shkruan Gazeta Metro.


Në fillim të luftës, lideri çeçen Kadyov i përgatiti dhe i dërgoi në Ukrainë mijëra luftëtarë të tij, kryesisht për të kryer misione speciale për të ekzekutuar presidentin Zelensky.

Për dallim nga luftëtarët e Kadyrov, në Ukrainë janë paraqitur edhe çeçenë që nuk luftojnë në anën e forcave pushtuese, por përkundrazi.

Pamjet e mëposhtme tregojnë batalionin ‘Sheikh Mansour’ të cilët zhvillojnë betejë kundër rusëve.

Ata raportuan për dy tanke të shkatërruara plotësisht dhe një me aftësi të kufizuara dhe rreth 10 rusë të vdekur.

Çeçenët në numra të mëdhenj janë në anën e ushtrisë së Putin, pasi lideri i tyre ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me diktatorin rus./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë